Shefja e shërbimit të okulistikës në QSUT, Vilma Mema ka folur mbi gjendjen e 28-vjeçarit Erion Vishkulli.
Gjatë një prononcimi për mediat, Mema është shprehur se janë konstatuar disa shenja pozitive në lidhje me gjendjen e 28-vjeçarit.
Stafi ka konstatuar se Vishkulli do të duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrje të dytë të specializuar jashtë vendit për heqjen e plumbit të gomës në sy, përkatësisht në Itali.
“Me mjekët e Spitalit të Traumës dhe ata të Shërbimit Universitar në QSUT, sot kemi konstatuar disa shenja pozitive. Përsëri, stafi ka arritur në konstatimin se duhet të kryhet edhe një ndërhyrje e dytë për heqjen e trupit në sy.
Për një rezultat më të mirë, kemi bërë një bashkëpunim me një klinikë të specializuar në Itali. Ministria e Shëndetësisë është vënë në dispozicion për të kryer transportin e pacientit”, u shpreh mjekja Vilma Mema
Lexo edhe
U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkullit i ndërpritet operacioni pas komplikacioneve
Plumbi i gomës i dëmtoi syrin, Erjon Vishkulli niset sot jashtë vendit për trajtim














