Ndoc Macaj, kryeplaku i fshatit Abat në Shkodër, është marrë i pandehur për akuzën e “Vrasjes me dashje”, lidhur me vrasjen e bashkëfshatarit të tij, Piro Prroni, në gusht të vitit 2025.

Sipas hetimeve të Prokurorisë, shkak për konfliktin që përfundoi me vrasjen e Prronit dyshohet se u bë një parcelë me kanabis në zonën e quajtur “Pushime”, në një tokë që i përkiste Ndoc Macajt.

Reklame

Konflikti për parcelën me kanabis

Sipas të dhënave të hetimit, Piro Prroni u vra me dy plumba pistolete. Pas ngjarjes, Macaj u vetëdorëzua në polici, me ndërmjetësimin e Drejtorit të Policisë së Qarkut Shkodër.

Ai ka pranuar autorësinë e vrasjes, por ka pretenduar se ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes. Sipas versionit të tij, Prroni po e sulmonte me një hanxhar dhe një thikë.

Gjatë hetimeve për zbardhjen e vrasjes, policia zbuloi edhe parcelën e dyshuar me lëndë narkotike. Sipas informacionit të bërë publik, bimët u asgjësuan me zjarr, ndërsa pesë prej tyre u sekuestruan si prova materiale për ekzaminim laboratorik.

Çështja kalon për gjykim

Çështja penale ndaj Ndoc Macajt është marrë në shqyrtim nga gjykata, me gjyqtare Eni Naqellarin.

Macaj përballet me akuzën e vrasjes me dashje, ndërsa pretendimi i tij se ka vepruar për vetëmbrojtje mbetet pjesë e çështjes që do të shqyrtohet në procesin gjyqësor.

Lexo edhe

Policia pezullon efektivin e “Shqiponjave” pas videos ku godet protestuesin e shtrirë në tokë

Protesta e 24 tetorit, Policia arreston 23 persona dhe shpall në kërkim 30 të tjerë (EMRAT)

Reklame