Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që u godit me plumb gome në syrin e majtë gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë, pritet të transportohet sot jashtë Shqipërisë për trajtim më të specializuar.

I riu iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në Spitalin e Traumës, por dëmtimi i rëndë kërkon vijimin e trajtimit nga mjekë specialistë jashtë vendit.

Reklame

Sipas informacioneve të bëra publike, gjendja e tij është përmirësuar, por ende nuk dihet nëse do të mund të shpëtojë shikimin në syrin e dëmtuar.

Trajtimi i mëtejshëm dhe ndërhyrjet e nevojshme do të përcaktohen nga mjekët, në varësi të gjendjes së tij shëndetësore.

Lexo edhe

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkullit i ndërpritet operacioni pas komplikacioneve

Protesta e 24 tetorit, Policia arreston 23 persona dhe shpall në kërkim 30 të tjerë (EMRAT)

Reklame