Karriget e vendosura nga kryeministri Edi Rama para godinës së Kryeministrisë, si simbol i ftesës së tij për dialog me përfaqësuesit e protestës, janë djegur nga protestuesit pasditen e sotme.
Karriget ishin vendosur në mëngjes, pasi Rama përsëriti thirrjen për t’u ulur në bisedime me studentët, një ftesë që e ka bërë disa herë gjatë ditëve të fundit.
Por protesta nuk mori drejtimin e dialogut. Protestuesit u vunë flakën karrigeve përpara godinës së qeverisë, duke shprehur sërish kundërshtimin ndaj ftesës së kryeministrit.
Protestuesit ishin nisur nga Ministria e Arsimit, ku ishin mbledhur fillimisht, ndërsa protesta kundër qeverisë vijon në ditën e saj të 13-të.
Përplasjet dhe tensionet e ditëve të fundit mes protestuesve dhe Policisë kanë shoqëruar revoltën studentore, ndërsa mbetet e paqartë nëse palët do të gjejnë një rrugë për dialog.
Lexo edhe
DENONCONI/ Tempull.com fton qytetarët të denoncojnë dhe dokumentojnë dhunën gjatë protestave
“Rama ëndërron të bëhet Lukashenko”, Këlliçi sulmon paketën e re: “Synon mbylljen e protestave”













