Erion Veliaj ka reaguar për protestat studentore në Serbi, duke përshëndetur lëvizjen e studentëve dhe duke i cilësuar protestat si shenjë të ndryshimit të një realiteti politik.

Në reagimin e tij, Veliaj përdor një gjuhë të ashpër ndaj drejtuesit të Serbisë, duke i uruar studentët për rrëzimin e atij që e quan “makiavelisti dhe populisti i Beogradit”.

Reklame

“Lëvizjet dhe protestat studentore nuk janë ‘fundi i botës’, por fundi i ‘një bote’”, shkruan Veliaj, duke theksuar se qytetarët dhe politikëbërësit duhet të kuptojnë më mirë nevojat dhe pritshmëritë e brezit të ri.

Ai ka përcjellë gjithashtu urime për shqiptarët në Serbi, duke iu referuar projeksioneve për rritjen e përfaqësimit të tyre nga një në dy mandate.

“Një zë më i fortë për të drejtat e shqiptarëve në Serbi!”, përfundon reagimi i Veliajt.

Lexo edhe

Begaj për fitoren e shqiptarëve në Luginën e Preshevës: Të marrë fund diskriminimi

Serbia ndryshon drejtim, Lista Studentore mposht Vuçiçin, shqiptarët fitojnë 2 mandate. Brukseli uron fituesit

Reklame