Një 30-vjeçar është arrestuar në afërsi të Konispolit, pasi u kap duke transportuar me furgon 11 emigrantë nga Irani dhe Iraku, kundrejt pagesës prej 2,500 eurosh për person.
Operacioni policor i koduar “Tranzit” u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, në kuadër të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit.
Sipas Policisë, emigrantët sapo kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar përmes kufirit tokësor me Greqinë dhe dyshohet se synonin të kalonin më tej drejt Italisë.
Në pranga ra shtetasi me inicialet V. D., 30 vjeç, banues në Lushnjë. Ai u kap në flagrancë duke transportuar 11 personat me një furgon, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë, 11 emigrantët u proceduan penalisht për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Lexo edhe
Protesta e 24 tetorit, Policia arreston 23 persona dhe shpall në kërkim 30 të tjerë (EMRAT)
Tensione në protestë, policia ndërhyn dhe shoqëron protestuesit














