Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që po zhvillohen në Serbi, duke u bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të marrin pjesë masivisht në procesin zgjedhor.
Pas votimit, Sinani e cilësoi këtë ditë si vendimtare për të ardhmen e rajonit dhe veçanërisht për shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës.
Ajo u kërkoi qytetarëve të mos hezitojnë të ushtrojnë të drejtën e votës dhe të dalin në qendrat e votimit së bashku me familjarët e tyre.
“Unë ftoj masivisht qytetarët të dalin sot, të shfrytëzojnë të drejtën e votës. Dita e sotme është vendimtare, është jetike për të ardhmen, jo vetëm të rajonit, por kryesisht për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Andaj mos hezitoni, dilni me të gjithë anëtarët e familjes dhe përgjigjuni ditës së sotme”, u shpreh Sinani pas votimit.
Thirrja e saj vjen në një ditë të rëndësishme zgjedhore në Serbi, ku pjesëmarrja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës shihet si një faktor me rëndësi për përfaqësimin e tyre politik.
Lexo edhe
Serbia sot në zgjedhje, shqiptarët e Luginës së Preshevës garojnë me listë të përbashkët














