Autoritetet vazhdojnë operacionin për gjetjen e 30-vjeçarit Jurigen Karaj, i cili dyshohet se ka rënë me automjet në rrjedhën e një përroi në fshatin Dars, Klos. Kërkimet janë shtrirë nga Liqeni i Ulzës deri në bregun e lumit Mat, duke përfshirë edhe segmente të vështira të terrenit.

Në operacion janë angazhuar forcat e Ushtrisë, njësia speciale “Shqiponjat”, forcat zjarrfikëse të Bashkive Mat dhe Klos, si dhe familjarë dhe banorë të zonës. Pjesë e kërkimeve janë bërë edhe skafet që po monitorojnë rrjedhën e lumit.

Reklame

Burimet zyrtare bëjnë me dije se operacioni do të vazhdojë deri në orët e vona të mbrëmjes, por terreni i vështirë dhe uji i turbullt po e bëjnë gjetjen e Karajt një sfidë të madhe për ekipet e shpëtimit.

Reklame