Policia ka arrestuar 23 persona pas protestës së 24 tetorit në Tiranë, ka shpallur në kërkim 30 të tjerë dhe ka nisur procedimin penal për 13 persona.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë protestës në zona të ndryshme të kryeqytetit, efektivët u sulmuan me gurë, vida, sfera metalike, shkopinj, lëndë piroteknike dhe bomba Molotov. Policia bën me dije se disa punonjës mbetën të plagosur dhe morën ndihmë mjekësore.

Reklame

Veprimet hetimore janë kryer nën drejtimin e Prokurorisë. Autoritetet vijojnë punën për identifikimin e personave të tjerë të dyshuar për përfshirje në incidente dhe për dëmtimin e godinave të institucioneve shtetërore.

Personat e arrestuar:

Jul Budi, Lorenc Bezati, Dritan Zhilla, Xhuljano Minga, Mariglen Selimi, Klesti Fetiu, Valentini Lamce, Erti Zhilla, Xhulio Meçani, Arbër Elezi, Rexhep Kuçaj, Elsard Nxheç, Mario Shitka, Redon Hoxha, Brahim Omenaj, Eugen Neziri, Leon Neziri, Omer Ademi, Jurgen Ziaj, Rezart Vozga, Vesjon Arifi, Enrik Xhemalaj dhe Ramazan Dauti.

Sipas Policisë, 13 persona të tjerë janë proceduar penalisht, ndërsa 30 janë shpallur në kërkim. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Personat e arrestuar dhe të proceduar prezumohen të pafajshëm deri në një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Lexo edhe

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkullit i ndërpritet operacioni pas komplikacioneve

Policia pezullon efektivin e “Shqiponjave” pas videos ku godet protestuesin e shtrirë në tokë

Reklame