Kryeministri Edi Rama ka ndarë një moment nga vizita e tij në Rome, pak para nisjes së takimeve zyrtare.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar një foto ku shfaqet me disa shkresa në duar, ndërsa nuk ka munguar edhe nota e ironisë në përshkrimin që e shoqëron.
Reklame
“📍Romë, duke përsëritur mësimet përpara takimit, se motra e Italisë nuk të fal me njohuritë që ka për çdo projekt ”, shkruan kreu i qeverisë.
Postimi i tij ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, duke reflektuar edhe marrëdhëniet e afërta mes Shqiperise dhe Italise, si dhe rëndësinë e takimeve që pritet të zhvillohen në vijim.
Reklame















