Advertisement

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Durrës, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 08:45, në lagjen nr. 13, shtetasi me iniciale O. Sh. dyshohet se është vetëplagosur brenda banesës së tij. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Reklame

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e ngjarjes.

Reklame