Asambleja e Ekspertëve e Iranit ka arritur një marrëveshje për emrin e udhëheqësit të ri të vendit pas vrasjes së liderit suprem Ali Khamenei.

Sipas deklaratave të bëra publike, anëtarët e organit që ka kompetencën për të zgjedhur liderin suprem kanë zhvilluar diskutime intensive për të përcaktuar pasardhësin.

Reklame

Ajatollah Mohammad‑Mahdi Mirbagheri tha se janë bërë “përpjekje të mëdha për të përcaktuar udhëheqësin”, duke shtuar se në fund është arritur një “mendim vendimtar dhe unanim”.

Ndërkohë, anëtari i këtij organi, Mohsen Heydari, deklaroi se kandidati më i përshtatshëm është tashmë i përcaktuar dhe është miratuar nga shumica e anëtarëve të Asamblesë.

“Kandidati më i përshtatshëm, i miratuar nga shumica e Asamblesë së Ekspertëve, është përcaktuar”, tha Heydari, sipas raportimit të agjencisë iraniane të lajmeve Islamic Students News Agency (ISNA).

Megjithatë, deri tani emri i liderit të ri nuk është bërë publik.

Reklame