Spartak Moska ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit të Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, i cili largohet nga Rubin Kazan pas tre sezonesh të suksesshme në elitën e futbollit rus.

Klubi nga kryeqyteti rus konfirmoi sot arritjen e marrëveshjes me 27-vjeçarin, duke i dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij.

Reklame

Në njoftimin zyrtar, Spartak Moska bëri të ditur se Daku ka firmosur një kontratë trevjeçare dhe e cilësoi atë si një nga sulmuesit më të spikatur të kampionatit rus.

“Mirlind Daku është sulmuesi i ri i Spartakut. Njëri nga sulmuesit më të fortë në Superligën e Rusisë ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin kuqezi”, thuhet në njoftimin e klubit.

Lexo edhe:

Goditet rrjeti i ‘prostitucionit VIP’ në Itali, mes klientëve edhe futbollistë të Serie A

Rodri shpallet lojtari më i mirë i Botërorit, Cubarsi futbollisti më i mirë i ri

Reklame