Seanca e sotme në Kuvendi i Shqipërisë është shoqëruar me debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës, ku nuk munguan as ironitë dhe akuzat personale.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, sulmoi ashpër shumicën, duke deklaruar se “ky parlament është zegjinizuar”, një referencë ndaj deputetes së PS Zegjine Çaushi.

Reklame

Noka pati edhe një replikë me deputetin socialist Ardit Bido, duke thënë se kur dëgjon disa nga parafolësit “të vjen turp që je në atë sallë”.“Ky Parlament është për turp e faqe të zezë. E keni zegjinizuar këtë parlament… kur dëgjon parafolësin të vjen turp që je në këtë sallë”, deklaroi Noka.

Gjatë momentit kur kryetari i seancës i dha fjalën për replikë deputetes socialiste Zegjine Çaushi, ndodhi edhe një lapsus.

Niko Peleshi, që drejtonte seancën, ngatërroi fjalën “replikë” me “republikë”.“Zonja Zegjini Çaushi e ka marrë fjalën për republikë”, u shpreh ai, duke shkaktuar reagime në sallë.

Në reagimin e saj, deputetja Zegjine Çaushi hodhi akuza të forta ndaj Nokës, duke pretenduar se gjatë kohës kur ai ka drejtuar Entin e Banesave, ka favorizuar familjarët e tij me banesa që sipas saj u takonin të pastrehëve.“Ky duhet të jetë i fundit që duhet të vijë këtu dhe të flasë për korrupsion. Banesat e të pastrehëve ua ka dhënë familjarëve të tij”, u shpreh Çaushi.

Ajo shtoi gjithashtu se sipas saj, personi që i “tregon vendin” Nokës brenda Partisë Demokratike është Gazment Bardhi.

Reklame