Dy shtetas nga Kosova janë arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës, në Kukës, pasi rezultonin të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane.

Të arrestuarit janë  Gentrit Muli 22-vjeç dhe Florent Berisha 24-vjeç, të dy banues në Vushtrri. Ata janë kapur nga Policia Kufitare e Morinës në kuadër të operacionit të koduar “Wanted”.

Reklame

Sipas Policisë, dy të rinjtë ishin dënuar nga Gjykata e Erfurtit në Gjermani, më 1 qershor 2026, me nga 15 vite burg secili.

Ata janë dënuar për veprat penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim” dhe “Dëmtim prone”, ndërsa ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden.

Arrestimi në Morinë është kryer me qëllim ekstradimin e tyre drejt Gjermanisë, ku do të përballen me procedurat e mëtejshme për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.

Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, po vijon procedurat për ekstradimin e dy të arrestuarve.

Lexo edhe

Një parcelë kanabisi i mori jetën Piro Prronit, kryeplaku i Ndoc Macaj merret i pandehur për vrasje

Kapet në Morinë 31-vjeçari turk i kërkuar ndërkombëtarisht për vrasje në Maqedoninë e Veriut

Reklame