Policia e Pogradecit dhe e Korçës ka finalizuar operacionin e koduar “Qarku”, duke zbardhur gjashtë raste vjedhjesh në biznese dhe automjete.

Në kuadër të operacionit janë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vjedhjeve, ndërsa një bashkëpunëtor i tyre është shpallur në kërkim.

Reklame

Në pranga kanë rënë dy shtetas  Romeo Memetali dhe Ronaldo Mehmeti të dy 26 vjeç. Njëri prej tyre banon në fshatin Drenovë, ndërsa tjetri në Korçë.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit të banesave të tyre janë gjetur dhe sekuestruar sende të dyshuara të vjedhura, një shumë parash, si dhe një automjet që dyshohet se përdorej nga të arrestuarit për lëvizje.

Gjithashtu, është identifikuar bashkëpunëtori i tyre, shtetasi E. Ll., banues në Kamëz, i cili është shpallur në kërkim.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se tre personat dyshohet se kanë kryer vjedhje në pesë biznese dhe kanë vjedhur sende nga një automjet në zonat e Pogradecit dhe Korçës.

Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon hetimet për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë.

 

Lexo edhe

Tjetër aksident i shumëfishtë në Tiranë, në përplasje përfshihet edhe makina e Policisë

Denoncoi dhunën, u kthye në shtëpi e shoqëruar nga policia dhe u vra/ Kosova kërkon përgjegjësi institucionale

Reklame