Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes të karburanteve në vend, në mbledhjen e zhvilluar këtë të mërkurë.

Sipas vendimit të Bordit, nafta (gazoili) do të shitet me pakicë jo më shumë se 216 lekë për litër, duke pësuar një rritje prej 4 lekësh krahasuar me vendimin e fundit.

Reklame

Ndërkohë, për benzinën është vendosur një çmim maksimal prej 172 lekësh për litër.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, më 4 nëntor, në orën 14:00 dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të shqyrtohen sërish ndryshimet në tregun e hidrokarbureve.

Lexo edhe

Bordi ndryshon sërish çmimin e naftës, ja sa do të kushtojë litri

Bordi i Transparencës ul çmimin e naftës, ja sa do të kushtojë litri nga sot

Reklame