Një ngjarje tragjike është regjistruar mesditën e sotme në pyllin e fshatit Fushë-Sopot në Bulqizë, ku një 29-vjeçar ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë gjahu.

Sipas informacionit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, kur shtetasi Bledian Firi, 44 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se gjatë gjuetisë ka qëlluar me armë në drejtim të një kafshe të egër, por plumbi ka goditur një tjetër person.

Reklame

Viktima është shtetasi Edison Lala, 29 vjeç, banues në fshatin Strikçan, i cili për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Pas ngjarjes, 44-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Bulqizë. Ndërkohë, arma e gjahut, e dyshuar si e përdorur në ngjarje, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësive për këtë ngjarje të rëndë.

Lexo edhe

Bulqizë/ Humb jetën 53-vjeçari, u sulmua dhe u kafshua nga një ari

U vra nga ariu apo nga njeriu?! Zbulohen detaje që ngrenë dyshime të forta, gishti drejtohet nga gruaja dhe djali

 

Reklame