Një shtetas turk, 31 vjeç, është arrestuar nga Policia Kufitare në Morinë, pasi tentoi të hynte në territorin shqiptar. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, pasi akuzohet për vrasje.

Sipas njoftimit të Policisë, i arrestuari është shtetasi me inicialet B. K., banues në Turqi. Ai u kap në hyrje të Shqipërisë pas shkëmbimit të informacionit mes Policisë Kufitare Morinë dhe Interpol Tiranës.

Reklame

Nga verifikimet rezultoi se 31-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet maqedonase, në bazë të një vendimi të Zyrës së Prokurorisë Publike në Shkup, të datës 27 tetor 2026.

Ndërkohë, Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Maqedoninë e Veriut, po vijon procedurat për ekstradimin e tij.

Lexo edhe:

“Unë vritem, por ju do të përgjigjeni!” zbardhet audioja rrëqethëse e Arlinda Zekës, kërkonte ndihmë në polici por nuk u mbrojt

Tjetër aksident i shumëfishtë në Tiranë, në përplasje përfshihet edhe makina e Policisë

Reklame