Situata është tensionuar sërish para Kryeministrisë në Tiranë, ku protestuesit kanë hedhur gurë, ndërsa Policia është kundërpërgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës.

Përplasjet kanë ndodhur gjatë protestës kundër qeverisë, ndërsa tensionet janë rikthyer në zonën përreth godinës së Kryeministrisë.

Reklame

Ndërhyrja e policisë me ujë dhe gaz lotsjellës ka shoqëruar përballjen me protestuesit, ndërsa situata në terren mbetet e tensionuar.

Protesta vijon në Tiranë, pas tubimeve të zhvilluara edhe para Ministrisë së Arsimit, ku më herët u raportuan përplasje dhe përdorim i gazit lotsjellës.

Për momentin, nuk ka të dhëna të konfirmuara për persona të lënduar apo të shoqëruar nga këto përplasje.

Lwxo edhe

Kush janë “djemtë me bluza të bardha”? Grupi misterioz që doli në krye të protestës

Përplasje te Ministria e Arsimit, protestuesit godasin godinën me gurë, policia përgjigjet me gaz dhe ujë

Reklame