Deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili u shpreh se ishte kujdesur që Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë protestës, të dërgohet në Itali për kurim, janë përgënjeshtruar nga motra e tij, Rubi Vishkulli.

Përmes një reagimi në rrjete sociale, Rubi ka hedhur poshtë pretendimet se ishte shteti ai që siguroi trajtimin e specializuar të vëllait të saj jashtë vendit.

Reklame

Ajo i ka cilësuar deklaratat si propagandë qeveritare, duke theksuar se Erjoni është dërguar për kurim në Itali falë familjes, miqve dhe mbështetësve të tyre.

“Janë të gjitha mashtrime, propaganda të Ramës për të dalë protagonist i ngjarjes vetë, për ta kthyer çështjen në politikë.

Unë jam motra e Erjon Vishkullit dhe e kanë çuar familja, miqtë dhe mbështetësit e familjes sonë dhe jo shteti. Shpërndani lajme të sakta”, shkruan Rubi Vishkulli.

Lexo edhe

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkullit i ndërpritet operacioni pas komplikacioneve

Plumbi i gomës i dëmtoi syrin, Erjon Vishkulli niset sot jashtë vendit për trajtim

Reklame