Tensionet e protestës në Tiranë janë zhvendosur nga zona para Kryeministrisë drejt rrugëve të kryeqytetit. Pas ndërhyrjes së policisë për shpërndarjen e turmës, protestuesit janë larguar në drejtime të ndryshme, ndërsa në zonën e “Myslim Shyrit” efektivët i kanë ndjekur nga pas.
Sipas raportimeve nga terreni, policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome gjatë ndërhyrjes. Në protestë raportohet se ndodheshin edhe familjarë e fëmijë.
Ndërkohë, në zonën e “Myslim Shyrit”, disa të rinj u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave. Tensionet janë shtuar më tej, teksa protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të efektivëve.
Protestuesit shpërndahen në rrugët e Tiranës
Pas ndërhyrjes së policisë, qytetarët janë shpërndarë në disa zona të kryeqytetit. Ndjekja e protestuesve në rrugët e Tiranës dhe episodet e dhunës kanë shoqëruar fazën e fundit të tubimit.
Situata mbetet e tensionuar. Deri në këtë moment, nuk ka të dhëna të konfirmuara për numrin e personave të lënduar apo të shoqëruar gjatë përplasjeve.
Lexo edhe
Protesta studentore, dita e 11-të para Kryeministrisë! Nesër pritet tubim kombëtar













