Situata është përshkallëzuar para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku protestuesit kanë nisur të godasin godinën me gurë dhe sende të tjera, ndërsa Policia është kundërpërgjigjur me ujë dhe gaz lotsjellës.

Përplasjet kanë nisur gjatë tubimit kundër qeverisë, ku janë mbledhur studentë, qytetarë dhe mbështetës të opozitës. Pas tensioneve, ndërhyrja e policisë me ujë dhe gaz lotsjellës ka shtuar përplasjet në zonën përreth ministrisë.

Reklame

Protesta ishte zhvendosur drejt kësaj godine pas tubimit para Kryeministrisë, me protestuesit që iu bashkuan studentëve të mbledhur para Ministrisë së Arsimit.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa priten informacione të mëtejshme për zhvillimet në terren dhe nëse ka persona të lënduar apo të shoqëruar.

Lexo edhe

Mijëra protestues para Ministrisë së Arsimit, digjet një kosh plehrash

Policia paralajmëron para protestës: Do të identifikohen edhe personat e maskuar

Reklame