Advertisement
Aktgjykimi përfundimtar ndaj ish-krerëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë është shtyrë dhe pritet të shpallet më 20 korrik 2026.
Konfirmimi për shtyrjen është bërë nga avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Luka Mishetiq, i cili në një përgjigje për RTK ka pohuar saktësinë e raportimeve në media.
Reklame
“Mund ta konfirmoj se kjo është e saktë”, është shprehur Mishetiq, duke iu përgjigjur interesimit mbi shtyrjen e vendimit për datën 20 korrik.
Fillimisht, shpallja e aktgjykimit ishte parashikuar për 19 maj, por afati është zgjatur në përputhje me rregulloren e gjykatës. Kjo e fundit i jep trupit gjykues deri në 90 ditë kohë për të nxjerrë vendimin, me mundësi shtesë prej 60 ditësh në raste të veçanta.
Reklame














