Tensionet janë përshkallëzuar sërish në protestën para Kryeministrisë, ku Policia po ndërhyn për të shpërndarë protestuesit e mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Efektivët kanë përdorur autobotin me ujë dhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve, ndërsa automjeti special është nxjerrë në bulevard për të larguar turmën nga zona pranë godinës së Kryeministrisë.

Reklame

Policia ka bllokuar zonën përreth institucionit, duke i shtyrë protestuesit drejt një zone tjetër. Ndërhyrja po shoqërohet me tensione, ndërsa situata në bulevard mbetet e rënduar.

Përdorimi i ujit me presion dhe i gazit lotsjellës shënon një tjetër përshkallëzim të përplasjes mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Lexo edhe

Çfarë është taktika “Black Bloc” që po përdoret në protestat e të rinjve?

Protestat në Shqipëri, kongresmeni amerikan në krah të qytetarëve: Qeveria të ulë tensionet

Reklame