Blerina Gjylameti ka dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtoreshës së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), në kuadër të lëvizjeve të kërkuara nga kryeministri Edi Rama për drejtuesit e institucioneve dhe agjencive shtetërore në varësi të ministrive.

Dorëheqja e Gjylametit vjen pas urdhrit të kryeministrit, i cili të enjten pasdite u kërkoi ministrave të formalizojnë dorëheqjet e drejtuesve të agjencive shtetërore, si në nivel qendror në Tiranë, ashtu edhe në rrethe.

Reklame

Sipas burimeve qeveritare, dorëheqjet nuk nënkuptojnë largimin e menjëhershëm nga detyra. Në fazën e parë, drejtuesit e prekur nga kjo nismë pritet të vijojnë punën, ndërsa dorëheqjet do të formalizohen përmes një shkrese zyrtare.

Në fazën e dytë do të vlerësohet performanca e drejtuesve.

Pas dorëzimit të dorëheqjeve, pritet të analizohet performanca e secilit drejtues përpara se të përcaktohen hapat e mëtejshëm. Deri më tani, qeveria nuk ka dhënë një koment zyrtar për këtë proces.

Në total, më shumë se 130 drejtues të agjencive shtetërore në nivel qendror dhe lokal pritet të paraqesin dorëheqjet e kërkuara nga kryeministri Rama.

Dorëheqja e Blerina Gjylametit nga drejtimi i AKU-së është një prej zhvillimeve të para të bëra publike në kuadër të kësaj nisme qeveritare.

Lexo edhe

Porositi djegien e makinës së drejtoreshës së shkollës, arrestohen dy persona në Vlorë (EMRAT)

Dorëheqja e drejtorëve, Rama mbledh qeverinë dhe drejtuesit politikë të PS-së në Vilën e Kuqe

Reklame