Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas refuzimit të radhës të dialogut nga protestuesit para Kryeministrisë, ku më herët u larguan stolat e vendosur për ta dhe u dogjën shiltet.
Përmes një reagimi, Rama ka vënë në pikëpyetje identitetin e personave që po protestojnë, duke mohuar se bëhet fjalë për studentë apo pedagogë.
“Studentë? JO! Pedagogë? JO! Po çfarë janë këta që duan vetëm rrëmujë?!”, shkruan Rama.
Reagimi i kryeministrit vjen në një moment kur protesta vijon para godinës së Kryeministrisë, ndërsa përpjekjet për dialog nuk kanë sjellë deri tani një marrëveshje me protestuesit.
Tensionet u shtuan pas refuzimit të ftesës për dialog dhe veprimeve të protestuesve ndaj stolave dhe shilteve të vendosura në zonën e protestës.
Lexo edhe
Rama këmbëngul për dialog me protestuesit, vendos sërish ftesën mbi gurët me jastëk në shesh
Studentët refuzojnë sërish dialogun me Ramën, largojnë stolat para Kryeministrisë













