Protesta para Kuvendit ka vijuar mes tensioneve, ndërsa qytetarët kanë rrethuar godinën e Parlamentit duke kërkuar ndryshime politike dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Në të njëjtën kohë, deputetët e Partisë Demokratike kanë mbërritur në Kuvend për të marrë pjesë në seancën plenare.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar shpërndarjen e Parlamentit. Sipas tij, në situatën e krijuar, vendimi i vetëm i drejtë që mund të marrë Kuvendi është vetëshpërndarja.
“Kërkojmë vetëshpërndarjen dhe shkrirjen e Kuvendit. Ky është i vetmi vendim i drejtë që mund të marrë sot Kuvendi”, u shpreh Berisha.
Protesta para Kuvendit vijon mes tensioneve
Ndërkohë, protesta para Kuvendit vijon, ndërsa Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara sigurie përreth godinës së Parlamentit.
Në zonën pranë Kuvendit janë vendosur gardhe metalike dhe janë angazhuar forca të shumta policore. Efektivë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë janë gjithashtu në gatishmëri.
Qytetarët vijojnë protestën duke kërkuar ndryshime politike dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Situata mbetet e tensionuar, ndërsa forcat e policisë vijojnë të qëndrojnë në gatishmëri për menaxhimin e situatës.
Bardhi nga Kuvendi: Policia të ndalë dhunën ndaj protestuesve, qytetarët nuk janë rrezik














