TIRANË – Policia Rrugore ka vendosur 78 masa administrative ndaj këmbësorëve në Tiranë gjatë 24 orëve të fundit, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Sipas njoftimit të Policisë, kontrollet në terren kanë në fokus evidentimin dhe ndëshkimin e këmbësorëve që nuk respektojnë rregullat, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.
Policia u bën apel qytetarëve të tregojnë më shumë kujdes gjatë lëvizjes në rrugë, të respektojnë sinjalistikën dhe të përdorin vendkalimet e përcaktuara për këmbësorët.
Gjithashtu, qytetarëve u kërkohet të shmangin kalimin e rrugës në vende të palejuara, pasi sjellje të tilla mund të rrezikojnë jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
Kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa Policia Rrugore synon të rrisë ndërgjegjësimin për respektimin e rregullave dhe të parandalojë aksidentet në kryeqytet.
Lexo edhe
Vlora nën pushtetin e ujit/ Përmbyten rrugët, hidrovori punon me gjysmën e pompave
Celulari, alkooli dhe parkimet. Rrugorja nuk fal, 13 522 gjoba në Tiranë, 32 persona procedohen













