Advertisement

Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë shkaktuar përmbytje në rrugët kryesore të qytetit të Vlorës, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve.

Situata paraqitet më problematike për shkak se hidrovori i qytetit nuk po funksionon me kapacitet të plotë, pasi vijojnë punimet për rikonstruksionin e tij. Aktualisht, sipas të dhënave të bëra publike, janë në punë vetëm dy nga katër pompat ekzistuese.

Reklame

Kapaciteti i reduktuar i hidrovorit e bën qytetin më të cenueshëm përballë reshjeve me intensitet të lartë, pasi largimi i ujërave mund të mos përballojë prurjet gjatë periudhave me shi të dendur.

Një tjetër problem lidhet me rrjetin e kanalizimeve dhe sistemin e evakuimit të ujërave të shiut. Në disa zona, uji nuk largohet me shpejtësinë e nevojshme, duke shkaktuar grumbullime në rrugë dhe vështirësi për qytetarët.

Përmbytjet rikthejnë shqetësimin për funksionimin e infrastrukturës së kullimit në Vlorë, veçanërisht në kushtet kur një pjesë e kapacitetit të hidrovorit është jashtë funksionit për shkak të punimeve.

Lexo edhe

Parashikimi i motit për sot. Vranësira, reshje shiu dhe shtrëngata

Horoskopi, 11 tetor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Reklame