Vetëm dy muaj pas emërimit, Migen Duka largohet nga drejtimi i Ujësjellës-Kanalizimeve në Durrës.
Në vend të tij emërohet Albi Lika, duke shënuar një tjetër ndryshim në krye të SHRUKD-së brenda pak muajsh. Për largimin e Dukës, SHRUKD nuk ka dhënë asnjë shpjegim zyrtar.
Administratori i ri u prezantua këtë të hënë para stafit të ndërmarrjes, në prani të drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, Fludian Çuka.
Administratori i larguar Duka nga Elbasani, inxhinier i ri hidroteknik dhe biznesmen, ishte emëruar në gusht, duke zëvendësuar Olsen Kavallin.
Deri tani, SHRUKD nuk ka dhënë asnjë shpjegim për largimin e tij pas një periudhe kaq të shkurtër në detyrë.
Ky është ndryshimi i dytë në drejtimin e SHRUKD-së brenda pak muajsh, ndërsa mbeten të paqarta arsyet e këtij rotacioni.
Lexo edhe
Durrës/ Gjendet pa shenja jete 25-vjeçarja angleze në apartament, pranë saj ishte fëmija 2 vjeç
Të armatosur dhe të maskuar si policë, 5 persona grabisin një banesë në Elbasan














