Advertisement

Përplasjet e ashpra gjatë protestës përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë janë shoqëruar me pamje të dhunës gjatë ndërhyrjes së policisë ndaj pjesëmarrësve.

Në disa video që po qarkullojnë në rrjetet sociale, nga momentet e shoqërimeve të protestuesve, shihen efektivë të policisë duke tërhequr zvarrë një prej pjesëmarrësve në tokë.

Reklame

Pamjet vijnë pas përshkallëzimit të protestës, ku u regjistruan tensione dhe akte dhune pranë godinës së Ministrisë së Arsimit. Ngjarjet kanë nxitur reagime politike, ndërsa përfaqësues të opozitës kanë dënuar mënyrën e ndërhyrjes së policisë ndaj të rinjve.

Rrethanat e plota të momentit të filmuar dhe nëse është përdorur forcë në përputhje me procedurat ligjore mbeten për t’u sqaruar nga autoritetet.

Lexo edhe

Balla reagon pas tensioneve te Ministria e Arsimit: “Studentët nuk janë terroristë me maska!”

Bardhi reagon për protestën e studentëve: “Mos dhunoni studentët! Ndalni terrorin policor ndaj rinisë!”

Reklame