Teksa Shqipëria po përballet prej dy javësh me protesta intensive të studentëve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, Partia Socialiste ka thirrur këtë të hënë mbledhjen e grupit parlamentar.
Mbledhja është parashikuar të nisë në orën 10:00, ndërsa kryeministri Edi Rama ka mbërritur në selinë e Kryesisë së Kuvendit për të marrë pjesë në takimin me deputetët socialistë.
Takimi zhvillohet në një moment tensionesh të forta politike dhe shoqërore, ndërsa protestat studentore, të nisura më 13 tetor, janë shtrirë në disa qytete të vendit, duke u shoqëruar me përplasje me policinë dhe thirrje për largimin e qeverisë.
Studentët kanë refuzuar deri tani ftesat e kryeministrit për dialog, duke këmbëngulur se dorëheqja e tij mbetet kërkesa kryesore e protestave.
Lexo edhe
13 ditë protestë, studentët nuk tërhiqen: Sot në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit














