Advertisement
Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të marte në zonën e Lalarit, në bashkinë Fier.
Sipas informacioneve paraprake, mjeti ka qenë në lëvizje kur drejtuesi ka konstatuar praninë e tymit. Ai ka dalë menjëherë nga automjeti, ndërsa pak çaste më vonë makina është përfshirë plotësisht nga flakët.
Reklame
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e zjarrit dhe shmangien e përhapjes së flakëve.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në automjet.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Reklame













