Një 42-vjeçar është arrestuar në flagrancë në aeroportin e Rinasit, pasi dyshohet se tentoi të trafikonte një armë zjarri nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Policia Kufitare e PKK Rinas, në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë në aeroport, intensifikoi kontrollet bazuar në analizën e riskut dhe informacionet e inteligjencës policore, për shkak të fluksit të lartë të udhëtarëve në hyrje dhe dalje të vendit.

Reklame

Gjatë kontrollit me skaner të bagazheve të 42-vjeçarit me inicialet S. K., shtetas shqiptar me nënshtetësi britanike dhe banues në Angli, u zbulua një armë zjarri pistoletë e pajisur me municion luftarak.

Arma dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa 42-vjeçari u arrestua në flagrancë.

Sipas Policisë, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme lidhur me veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”.

Hetimet vijojnë për të dokumentuar rrethanat e plota të rastit dhe destinacionin e armës.

Lexo edhe:

Dhunoi dhe kërcënoi me armë të shoqen, Gjykata e Vlorës lë në burg ‘Visin e Garave’

Pas arrestimit me Agasin, ish-polici përjashtohet dhe “çarmatoset”: I sekuestrohen 7 armë

Reklame