Presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër ndaj projektligjit për barazinë gjinore, i cili po procedohet për miratim në Kuvend. Meta e ka quajtur ligjin “anti-Familje dhe anti-Atdhe”, duke theksuar se ai cenon ADN-në e familjes shqiptare, identitetin kombëtar, traditat dhe kulturën e vendit.

Reagimi i Metës

Meta ka deklaruar se miratimi i ligjit në orët e vona është një vendim i “aleatëve të errësirës”, dhe e lidh atë me presione ndërkombëtare dhe politika që synojnë shpopullimin e Shqipërisë dhe dobësimin e institucioneve të familjes.

Reklame

Ai ka bërë thirrje të qartë: “Kush voton pro këtij ligji voton kundër familjes dhe kombit shqiptar!”

Kundërshtimi i komuniteteve fetare

Sipas presidentit, ligji është i kundërshtuar nga të gjitha komunitetet fetare në vend dhe përbën një hap të rrezikshëm në drejtim të shpërbërjes së familjes shqiptare me ligj.

Reklame