Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kundërshtoi vendimin e GJKKO-së për pezullimin e afateve të paraburgimit.
Mbrojtja e Veliajt argumentoi se ai nuk ka shkaktuar shtyrjen e seancave gjyqësore dhe, për këtë arsye, nuk duhet të pezullohen afatet e paraburgimit.
Sipas mbrojtjes, në njërin prej rasteve shtyrja e seancës ka ardhur për shkak të mungesës së avokatit Maksim Haxhia, i cili mbron Ajola Xoxën, ndërsa në një rast tjetër për shkak të mungesës së avokatit të një prej të pandehurve të tjerë.
Në dy seancat që kishin të njëjtin objekt shqyrtimi, Erion Veliaj nuk ka qenë i pranishëm fizikisht, por është përfaqësuar nga avokati i tij, Plarent Ndreca.
Pas vendimit të Apelit të Posaçëm, mbrojtja ka paralajmëruar se do ta ankimojë çështjen në Gjykatën e Lartë.
Lexo edhe:
Veliaj shkarkon nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Blendi Sulaj
Vendimi për Veliajn shtyhet më 29 prill, Apeli i GJKKO zbulon parregullsi në dokumente















