Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Elvis Kosovën, i njohur edhe si “Visi i Garave”, i cili u arrestua pak ditë më parë në Palasë.

40-vjeçari u vu në pranga pasi kërcënoi dhe dhunoi bashkëshorten e tij, ndërsa gjatë ndërhyrjes në banesë, policia ka gjetur një pistoletë.

Reklame

Po ashtu kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e tij në Tiranë, ku u gjetën dhe u sekuestruan dy pako me municion luftarak dhe dy krehra me fishekë.

Kush është Elvis Kosova?

Elvis Kosova, i njohur edhe si “Visi i garave” është një emër i njohur për autoritetet.

Në verën e vitit 2025, atij iu vendos një sasi lënde plasëse në portën hyrëse të garazhit të tij në zonën e “Liqenit të Thatë” në Tiranë.

Në gusht të vitit 2024, ai u ndalua për vjedhjen e një makine luksoze “Audi R8”, me një vlerë rreth 200 mijë euro, që ishte sjellë fillimisht nga Gjermania nga një shtetas turk, dhe më pas ishte përvetësuar nga Elvis Kosova përmes mashtrimit.

Lexo edhe

Arrestohet pronari i një servisi në Astir, dyshohet se mashtroi 6 klientë

“Visi i makinave të shpejta” arrestohet në Palasë, policia i gjen pistoletë dhe municion

Reklame