Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nevojitet një dakordësi mbi një strategji shtetërore për reagim ndaj vendimit të shkallës së parë të Gjykatës Speciale ndaj katër liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kurti është zotuar se Qeveria do të ofrojë mbështetje për të korrigjuar vendimin e Speciales duke shtuar se duhet të ndihmojë ekipet mbrojtëse në instancat e Apelit, por do të ketë reagim në aspektin diplomatik, ka shkruar ai në Facebook.

Reklame

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që të ofrojë mbështetje, në çdo mënyrë dhe me të gjitha mjetet që ka në dispozicion, me qëllim korrigjimin e verdiktit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së, i cili është i padrejtë juridikisht dhe moralisht, por edhe i pasaktë historikisht dhe faktikisht.

Duhet një dakordim mbi një strategji shtetërore për reagim sa më të përshtatshëm dhe efikas ndaj verdiktit të shkallës së parë, si në ndihmën e ekipeve në instancat e apelit, ashtu edhe në rrafshin diplomatik, është i nevojshëm”.

Më tej kryeministri i Kosovës ka theksuar se do të bashkëpunojë me aleatët ndërkombëtarë për mbrojtjen e luftës çlirimtare përballë propagandës së Serbisë dhe, njëkohësisht, në zbardhjen e masakrave dhe krimeve të tjera të Serbisë në Kosovë, të cilat sipas tij Beogradi edhe 27 vjet pas përfundimit të luftës, po përpiqet t’i fshehë.

Në mesjavë, Gjykata Speciale dënoi me 81 vjet burgim për krime lufte Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin e Rexhep Selimin. Të dënuarit kanë paralajmëruar ankesën në Apel, ndërsa në Kosovë vazhdimisht po organizohen protesta ndaj vendimit.

Lexo edhe:

‘Dënimi i Thaçit është skandaloz’, Richard Grenell kërkon mbylljen e Gjykatës Speciale: Kurti të veprojë menjëherë

Kurti: Strategji shtetërore kundër vendimit të Speciales

Reklame