Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sërish pas arrestimit të Ergys Agasit dhe vendimit të GJKKO-së për lënien e tij në masën “arrest në burg”.

Në komunikimin e tij, Berisha ngriti pikëpyetje mbi vendosjen e Agasit në burgun e Bradasheshit, duke pretenduar se ky institucion kontrollohet nga persona me lidhje politike dhe kriminale.

Reklame

“Dhe e treta, tani e marrin dhe e çojnë në burgun e Bradasheshit. Hajde tani, më thoni ju mua, se a është e negociuar kjo apo jo?”, u shpreh Berisha.

Ai pretendoi se burgu kontrollohet “totalisht” nga Taulant Balla, Sara Mila dhe grupi Çela, ndërsa hodhi dyshime edhe mbi ndryshimet e mundshme në marrëdhëniet mes grupeve kriminale brenda burgjeve.

“E çojnë në burgun që kontrollohet totalisht nga Taulant Balla, Sara Mila dhe karteli Çela”, tha Berisha.

Sipas tij, Agasi duhej të ishte vendosur në një institucion me nivel më të lartë sigurie dhe izolimi.

“Në vend se të shkojë në qelitë e sigurisë më të lartë, e izolimit më të thellë, shkon tek Taulant Balla dhe Sara Mila. Ata e kanë burgun si repart të tyre, si seksion të PS”, deklaroi kreu i PD-së.

Berisha tha se këto rrethana, sipas tij, ngrenë dyshime mbi mënyrën se si po trajtohet çështja e Agasit, por e cilësoi arrestimin e tij si një zhvillim pozitiv.

“Duke e konsideruar një akt realisht pozitiv arrestimin e tij, iu bëj thirrje agjencive ndërkombëtare të zbatimit të ligjit të angazhohen në hetimin dhe monitorimin e këtij procesi”, u shpreh ai.

Berisha argumentoi se hetimi është i rëndësishëm jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet partnere dhe NATO-n.

Lexo edhe
Berisha shpërthen pas arrestimit të Agasit: “Kontrollonte SHISH-in, emëronte ministrat! Rama i arredoi vilën në Durrës”

Berisha: PD po ripërtërihet, “partia e krimit” po shkon drejt shpërbërjes

Reklame