Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur të bojkotojë përkohësisht komisionet parlamentare, nisur nga kjo e hënë.
Lajmi vjen nga mesazhi që kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi i ka dërguar deputetëve të PD: “Nesër, e hënë, datë 10.11.2025, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ora 12:30, NUK duhet të mungojë askush!
Nesër, e hënë, derisa të jetë mbledhur dhe të ketë vendosur grupi parlamentar, ASNJË deputet NUK MERR PJESË në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Ky do të jetë një reagim i përkohshëm i grupit parlamentar nisur nga situata e krijuar në seancën e fundit, derisa Grupi Parlamentar të ketë diskutuar dhe marrë një vendim final. Pra, nesër NUK shkojmë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare.”
Ky është një veprim i përkohshëm i PD, derisa të përcaktohet vendimi final i grupit parlamentar.








