Adriatik Lapaj ka vendosur të zhvendosë përkohësisht protestën e tij nga zona para Kryeministrisë. Shkak nuk ishte përplasja me policinë, por mbërritja e Sali Berishës dhe mbështetësve të tij, të cilët nisën foltoren ku akuzojnë mazhorancën për korrupsion.

Lapaj dhe mbështetësit e tij u zhvendosën pranë Kryesisë së Kuvendit, duke lënë hapësirën e protestës për Partinë Demokratike, që nisi aktivitetin me Albana Vokshin.

Reklame

Megjithatë, Berisha reagoi duke dalë në krah të Lapajt. “Dënoj aktin brutal të Edi Ramës ndaj Adriatik Lapajt”, tha ai për ndërhyrjen e policisë.

Reklame