Dy persona janë arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se merreshin me shitjen e lëndëve narkotike. Gjatë operacionit të koduar “Variety”, policia sekuestroi sasi dhe doza kokaine e kanabisi, si dhe një armë imituese të armës së zjarrit, të pajisur me zara metalikë.
Në pranga ranë dy shtetasit me inicialet R. S., 36 vjeç, dhe I. S., 50 vjeç, të dy banues në kryeqytet.
Sipas Policisë, gjatë kontrolleve fizike, në banesa dhe në automjete, u gjetën lëndë të dyshuara narkotike të llojit kokainë dhe Cannabis Sativa.
Në automjetin që drejtohej nga 36-vjeçari, në rrugën “Njazi Meka”, u zbuluan sasi dhe doza të lëndëve narkotike. Po në këtë automjet u gjet edhe një armë imituese e pistoletës, me zara metalikë.
Ndërsa gjatë kontrollit të automjetit që drejtohej nga 50-vjeçari, në bulevardin “Zogu i Parë”, policia gjeti kokainë të ndarë në doza, që dyshohet se ishte për shitje.
Operacioni u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shigjeta”, në kuadër të kontrolleve për identifikimin e personave që lëvizin të armatosur ose transportojnë lëndë narkotike.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
lexo edhe
Alarm në Tiranë! Grabitje me armë në një bankë, policia në kërkim të autorit
E kërkonin në Itali për një vrasje të vitit 2000, policia i troket në derë në Vlorë! (EMRI)













