Policia e Vlorës ka arrestuar Mariglen Dogën, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Ai u kap në banesën e tij dhe pritet të ekstradohet drejt Italisë, ku është dënuar me 20 vite burg për një vrasje të kryer në vitin 2000.
Sipas informacioneve paraprake, Gjykata e Bolonjës e ka dënuar Dogën për vrasjen e një bashkëkombasi në Ravena të Italisë. Ai kishte vuajtur një pjesë të dënimit, por i kishin mbetur edhe 6 vite burg për të shlyer.
Për këtë arsye, autoritetet italiane e kishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa arrestimi në Vlorë u krye kur forcat e policisë mbërritën në banesën e tij për të ekzekutuar urdhrin përkatës.
E kaluara penale në Shqipëri
Mariglen Doga është dënuar më herët edhe në Shqipëri me 10 vite burg për vrasjen e Isuf Gjonit në Vlorë.
Ai është arrestuar gjithashtu në një tjetër çështje, ku akuzohej për gjobëvënie ndaj një biznesmeni, por për këtë akuzë është shpallur më pas i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda.
Policia e Vlorës pritet të japë informacion zyrtar mbi arrestimin dhe procedurat e ekstradimit drejt Italisë.
Lexo edhe
“Tërmet” politik në SHBA, demokratët marrin Kongresin dhe i japin goditje Trumpit!
Alarm në Tiranë! Grabitje me armë në një bankë, policia në kërkim të autorit













