Një grabitje me armë zjarri është regjistruar në një bankë të nivelit të dytë në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, një person i maskuar ka hyrë në ambientet e bankës dhe, nën kërcënimin e armës, ka kryer grabitjen.
Pas ngjarjes, autori është larguar në drejtim të paditur, ndërsa ende nuk ka të dhëna zyrtare për identitetin e tij apo shumën e parave të grabitura.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të grabitjes.
Lexo edhe
Gjilan/ Gjenden të pajetë në banesë 27-vjeçari dhe një foshnjë, policia nis hetimet
Zhegrova bën diferencën ndaj Napolit, Juventusi merr një fitore të madhe














