Advertisement

Në procesin gjyqësor ndaj Lulzim Berishës, Emiljano Shullazit dhe të pandehurve të tjerë, për vrasjet e vitit 2005 të biznesmenit Vajdin Lamaj dhe Klodian Saliut, seanca e parashikuar për leximin e pretencës së SPAK-ut u shoqërua me bojkotin e avokatëve mbrojtës.

Avokatët e të pandehurve, në vend që të qëndronin në vendet e tyre në sallën e gjyqit, u pozicionuan në pjesën e publikut, duke respektuar vendimin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë për bojkot pa afat.

Reklame

Bojkoti lidhet me kundërshtimin e avokatëve ndaj rregullores së re të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), të cilën ata e konsiderojnë antikushtetuese dhe penguese për ushtrimin e profesionit.

Për qëndrimin e tyre në sallë, trupa gjykuese e drejtuar nga gjyqtarja Flora Hajredinaj vendosi gjobë ndaj më shumë se 10 avokatëve, të zgjedhur dhe të caktuar kryesisht.

Masa e gjobës është 50 mijë lekë për secilin avokat.

Përplasja mes gjykatës dhe avokatëve vjen në një moment të rëndësishëm të procesit, pasi SPAK pritej të paraqiste pretencën për të pandehurit në dosjen që lidhet me dy vrasjet e vitit 2005.

Bojkoti i avokatëve është pjesë e një përplasjeje më të gjerë mes Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe GJKKO-së lidhur me rregullat e reja për zhvillimin e proceseve gjyqësore.

Procesi ndaj Lulzim Berishës, Emiljano Shullazit dhe të pandehurve të tjerë vijon në GJKKO, ndërsa qëndrimi i avokatëve mund të ndikojë në zhvillimin e seancave të radhës.

Lexo edhe:

Kuvendi miraton Qeverinë Kurti 4! Opozita bojkoton, kabineti kalon me 62 vota

Shtyhet seanca ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit/ Avokatët bojkotojnë procesin, Meta kërkon fjalën

Reklame