Advertisement

Sot ka nisur muaji i shenjtë i Ramazanit, periudha më e rëndësishme në kalendarin islam për besimtarët myslimanë në mbarë botën. Muaji i nëntë i kalendarit hënor shënon kohën e agjërimit, përkushtimit dhe reflektimit të thellë shpirtëror, duke rikthyer në qendër të jetës së përditshme raportin e njeriut me Zotin dhe me komunitetin.

Ramazani përkujton shpalljen e parë të Kuranit profetit Muhamed, një moment themelor për besimin islam. Gjatë kësaj periudhe, besimtarët agjërojnë çdo ditë nga agimi deri në perëndim të diellit, duke hequr dorë nga ushqimi dhe pijet, por edhe nga sjelljet e papërshtatshme, si pjesë e një disipline të plotë shpirtërore dhe morale.

Reklame

Agjërimi nuk është vetëm një akt sakrifice fizike, por një ushtrim vetëpërmbajtjeje dhe solidariteti me ata që jetojnë në varfëri. Krahas agjërimit, Ramazani karakterizohet nga shtimi i lutjeve, faljes së namazeve të natës (teravive), leximit të Kuranit dhe veprave të mira. Bamirësia dhe ndihma ndaj njerëzve në nevojë zënë një vend të veçantë gjatë këtij muaji.

Në mbrëmje, me thirrjen e ezanit, familjet mblidhen për iftar, vakti që shënon çeljen e agjërimit. Tryezat mbushen me hurma, ujë dhe gatime tradicionale, ndërsa atmosfera shoqërohet me ndjenjën e mirënjohjes dhe bashkimit familjar.

Muaji i shenjtë do të përmbyllet me festën e Fitër Bajramit, një ditë gëzimi dhe falënderimi që shënon përfundimin e agjërimit dhe shpërblimin shpirtëror të besimtarëve pas një muaji përkushtimi.

Autoritetet fetare kanë apeluar që Ramazani të përjetohet me paqe, solidaritet dhe harmoni, duke theksuar se vlerat që përcjell ky muaj – durimi, falja, mëshira dhe ndihma për tjetrin – duhet të shoqërojnë besimtarët gjatë gjithë vitit.

Kalendari i agjërimit

Nis muaji i shenjtë i Ramazanit! Kalendari i agjërimit për

Reklame