Situata në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është tensionuar gjatë protestës së kësaj të diele në Tiranë, ku policia ka ndërhyrë me ujë për të shpërndarë demonstruesit.
Tensionet u përshkallëzuan gjatë orëve të mbrëmjes, pas incidenteve të raportuara pranë godinës së Kuvendit. Disa protestues hodhën gurë në drejtim të ndërtesës dhe kapsolla drejt efektivëve të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH).
Pas këtyre incidenteve, forcat e rendit ndërhynë për të shpërndarë turmën. Gjatë zhvillimeve në zonën pranë institucioneve raportohet edhe për shoqërime protestuesish.
Protesta ishte zhvilluar më herët pa incidente të rëndësishme, por situata ndryshoi në mbrëmje, kur u shënuan përplasjet dhe ndërhyrja e policisë.
Deri në këto momente, nuk ka të dhëna të konfirmuara për numrin e personave të shoqëruar apo për persona të lënduar gjatë ndërhyrjes.
Lexo edhe
“Rama ëndërron të bëhet Lukashenko”, Këlliçi sulmon paketën e re: “Synon mbylljen e protestave”
Digjen karriget e Ramës para Kryeministrisë, protestuesit refuzojnë sërish dialogun













