Advertisement

Një 25-vjeçare angleze është gjetur pa shenja jete mesditën e sotme në një apartament në lagjen nr. 1 në Durrës.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, rreth orës 12:50, shërbimi i Urgjencës së Durrësit ka gjetur pa shenja jete shtetasen me inicialet E. S., 25 vjeçe.

Reklame

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Në apartament është gjetur edhe fëmija i saj, rreth 2 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës dhe për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Hetimet vijojnë.

Lexo edhe

Përplasje para Kuvendit. Protestuesit përballen me policinë, hidhet ujë ndaj turmës

Gazetari u kërcënua pasi denoncoi aferat Ballukut, policia merr në pyetje vëllain e Igli Tares!

Reklame