Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka reaguar pas akteve të vandalizmit ndaj godinës së Kuvendit dhe institucioneve publike gjatë protestës në Tiranë, duke i cilësuar ato të papranueshme.
Në një deklaratë, Peleshi thekson se shënjestrimi i institucioneve dhe kthimi i tyre në objekt të zemërimit nuk mund të justifikohen, ndërsa nënvizon se vandalizmi nuk ka lidhje me studentët dhe protestën demokratike.
“Dhuna dhe shkatërrimi nuk i shërbejnë asnjë kauze, por dëmtojnë interesin publik dhe vetë shoqërinë”, shprehet kreu i Kuvendit.
Peleshi u ka bërë thirrje subjekteve politike që të distancohen nga nxitjet dhe thirrjet për dhunë, duke theksuar se asnjë axhendë politike nuk duhet të vendoset mbi interesin e vendit.
“Axhenda politike e askujt nuk është më e rëndësishme se Shqipëria”, përfundon reagimi i kryetarit të Kuvendit.
Lexo edhe
Tensione para Kryeministrisë, gurë dhe autobot uji në protestë













